Numri i 100-vjeçarëve japonezë arrin në 70000

Një raport nga qeveria japoneze tregoi se për herë të parë në Japoni numri i personave që kanë arritur moshën 100 vjeç ka arritur në mbi 70000 qytetarë.

Në raportin e Ministria japoneze të Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies thuhet se kjo shifër u rrit me 2% nga një vit më parë duke arritur rekordin e 71238 personave dhe ku 88% e tyre ishin gra.

Japonia ka parë një rritje të shpejtë të numrit të personave 100-vjeçarë, që nga koha kur qeveria numëroi për herë të parë 153 të tillë në vitin 1963.Sipas raportit, në vitin 1998 ky numër kapi shifrën 10 000 persona dhe në vitin 2012 shifrën 50 000.Personi më i moshuar në botë i certifikuar nga ”Guinness” është 116-vjeçarja japoneze, Kane Tanaka, e lindur më 2 janar të vitit 1903.

loading…