Numri 2 i SHIK-ut, Elmi Reçica ftohet nga Gjykata Speciale

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka vazhduar me ftesa të tjera për ish-ushtarët e UÇK-së.

Indeksonline mëson se deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica dhe Xhevahir Geci, janë dy figurat e ish-ushtrisë Clirimtare të Kosovës që janë ftuar nga Gjykata Speciale.

Ndryshe, Gjykata Speciale gjatë ditës së sotme ka ftuar për intervistim edhe një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bahri Gashi.

Lajmin e ka konfirmuar vet Gashi ku ka bërë të ditur se do të intervistohet si i dyshuar.

“Familjarë dhe miq të nderuar, ju njoftoj se dje me datën 16.01.2020 kam marrë ftesë të paraqiten në Prokurori Speciale në Hagë, në cilësi e të dyshuarit”, ka shkruar ai.

Elmi Reçica ka qenë zëvëndësi i Kadri Veselit në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).

Dikur numri dy i SHIK-ut, ai tash deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica.

Reçica ishte zëvendëshef i SHIK’ut, ndërsa është pjesë e Kuvendit të Kosovës në disa mandate, ku ka udhëhequr edhe komisione parlamentare.

Ai ka marrë 17 mijë e 850 vota në zgjedhjet e fundit parlamentare. /Ballkani.info/