Numërohet kutia e parë e votave të diasporës, ky është rezultati

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur procesi për numërimin 2039 votave të ardhura nga diaspora, jashtë afatit ligjor, por me vendim të Supremes se të njëjtat duhet të numërohen.

Tanimë votat në kutinë e parë janë numëruar, shkruan Indeksonline.

Këto janë votat që morrën partitë politike në tavolinën e parë të QNR-së:

Lëvizja Vetëvendosje 99 vota, Partia Demokratike e Kosovës 26 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 24 vota, Nisma 6 vota dhe AAK 4 vota.

loading…