Rreth 95% të votave janë numëruar. Këtë e tregon faqja zyrtare e KQZ-së e cila sonte vazhdimisht ka fresktuar përqindjen e votave të numëruara.

Nga këto rezultate prinë Lëvizja Vetëvendosje me 25.74% apo 193.191 vota, e pasuar nga LDK-ja me 25.00% apo 188.364 vota. PDK-ja ka ka 21.24% apo 160.033 vota. AAK-PSD ka fituar 11.55% apo 88.991.

Koalicioni NISMA-AKR-PD, nuk kanë arritur ta kalojnë pragun pasi kanë fituar 37.318 vota që në përqindje janë 4.95% të votave, të pamjaftueshme për ta kaluar pragun zgjedhor.

Në këto zgjedhje kishte edhe një rritje të votueseve në nivel vendi si një interesim më i madh për të votuar. /Ballkani.info/

loading…