Numërohen mbi 23 mijë vota me kusht, këto janë rezultatet e fundit

Në Qendrën e Numërimit (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave me kusht të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Deri tani janë numëruar 23 mijë e 201 vota prej të cilave – Vetëvendosje ka marrë 6783, e pasuar nga PDK me 5025, e treta është LDK me 4648, koalicioni AAK-PSD ka 3060 vota, Nisma-AKR-PD ka 1199 vota dhe Lista Serbe ka 939 vota.

Deri në fund të numërimit kanë mbetur edhe rreth 3500 vota.

loading…