Numërohen mbi 2100 kuti të votimit, kjo është renditja e partive në zgjedhjet e Shqipërisë

Janë numëruar 2163 kuti të votimit deri në ora 13:11 nga 5199 sa janë gjithsej në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë që janë mbajtur dje.

Sipas të dhënave të fundit, Partia Socialiste prin me 49.37 për qind të votave.

Në vendin e dytë është Partia Demokratike që ka 38.83%, duke lënë pas LSI-në që ka 7.17% të votave.

Siç njofton KQZ-ja e Shqipërisë, deri më tani janë numëruar mbi 600 mijë vota, gjersa pritet të përfundojnë edhe kutitë e tjera të votimit.