Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, pas numërimit të fletëvotimeve.
Sipas KQZ-së, deri më tani është përpunuar 11 për qind e votave, ndërsa nga të dhënat preliminare për Lëvizjen Vetëvendosje, më i votuari është kryeministri aktual Albin Kurti.
Bazuar në këtë përqindje të numërimit, renditja e kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes është si në vijim:
Albin Kurti – 37,794 vota
Glauk Konjufca – 29,600 vota
Hekuran Murati – 15,481 vota
Albulena Haxhiu – 15,190 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 13,358 vota
Xhelal Sveçla – 12,206 vota
Hajrulla Çeku –10,948 vota
Avni Dehari – 9,984 vota
Mimoza Kusari Lila – 9,261 vota
Ejup Maqedonci – 8,645 vota







