Në QNR, numërimi po shkon drejt fundit për votat e diasporës.

Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 40489 vota, e dyta është PDK me më pak se 5000 të tilla, apo saktësisht 4690 vota, shkruan Ballkani.info.

LDK është e treta me 4026 vota, derisa AAK-ja ka 1084 sosh.

Përkthyer në përqindje, VV-ja i bie që ka fituar deri më tash rreth 76% të totalit nga votat e mërgatës./Ballkani.info/