[20:16] Janë numëruar mbi 87% e votave në komunën e Istogut, ku po prin bindshëm kandidati i LDK-së, Ilir Ferati.

Ferati ka 56.30% të votave, kundrejt 43.70% të Bekë Berishës.

Ndërkohë, Ilir Ferati nga LDK ka shpallur fitoren e tij në Istog.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ftoi të gjithë për festë në sheshin e qytetit.

[20:04]Janë numëruar mbi gjysma e votave për kryetar të komunës së Istogut.

Deri më tani sipas KQZ-së, prin kandidati i LDK-së, Ilir Ferati. Ai ka 54.1% të votave kundrejt 45.99% të votave të Bekë Berishës.

Ka filluar numërimi i votave për kryetar komune në komunën e Istogut.

Sipas faqes zyrtare të KQZ-së, deri më tani janë numëruar afër 3000 vota.

Kandidati i LDK-së, Ilir Ferati, prin me 56.04%, ndërsa Bekë Berisha i AAK-së ka 43.96% të votave. /Gazeta Express/