Numërohen 12 mijë vota me kusht, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së djeshme ka filluar numrimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 6 tetor.

Deri tani ky Komision ka numëruar 12 mijë e 123 nga tërësia e këtyre votave.

Dhe sipas rezultatetve të votave të numëruara, prin Lëvizja Vetëvendosje me 3 mijë e 344 vota,e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës 2 mijë e 536 sosh.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 2 mijë e 340, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njëmijë e 880, ndërsa Nisma Socialdemokrate ka vetëm 563 vota.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

loading…