Numërimi po shkon drejt fundit, këto janë rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar tashmë mbi 98% të votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje po prinë e para me 48.17% të votave.

Pas saj vije, PDK me 17.35% të votave dhe e treta LDK me 13.18% të votave

Aktualisht AAK ka 7.42% të votave. Nisma Socialdemokrate ka 2.59% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i ka thënë Reporteri se kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime.

“Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime ka përfunduar të dielën në mbrëmje. Deri më tani në ueb faqe janë transmetuar rezultatet nga 2336 vendvotime apo rreth 99%. Kanë mbetur pa u procesuar vetëm 46 vendvotime të dhënat e të cilave do të ngarkohen gjatë ditës”, tha Elezi.

Rezultatet Preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta