Është duke vazhduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë që garuan në zgjedhjet e parakohshme të së dielës.
Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani janë numëruar 671 vendvotime nga 2 mijë e 498.
Nga përqindja e këtij procesi që ka shkuar mbi 26, i pari në Vetëvendosje me vota është Albin Kurti me 60 mijë e 710 .
Ndërkaq, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 29 mijë e 446 vota.
Sipas këtyre të dhënave, Vjosa Osmani i prin Lidhjes Demokratike të Kosovës me vota e cila ka siguruar 19 mijë e 257 deri më tani.
Në Aleancë, me vota kryeson Ardian Gjini që ka marrë 9 mijë e 923.







