Numërimi i votave të diasporës: 31.416 të aprovuara, 12.566 të refuzuara

Organizata joqeveritare Germin, që po vëzhgon nga afër numërimin e votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka njoftuar se deri në orën 19:00, janë hapur 26.069 pako me 43.982 vota nga diaspora.

Sipas njoftimit, 31.416 vota janë aprovuar, ndërkohë 12.566 të tjera janë refuzuar për arsye të ndryshme.

Kjo i bie se deri tash janë refuzuar 28.57 për qind e votave të ardhura me postë nga jashtë e që janë hapur.

“Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit”, thuhet në njoftimin e Germinit.

Gjithsej me postë kanë ardhur mbi 43.000 pako, ku në secilën potencialisht mund të jenë nga disa vota.