Në orën 18:00 do të nis numërimi i votave të ardhura me postë nga diaspora.
Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Me këtë rast, ai ka ftuar mediat që ta përcjellin numrin e këtyre votave.
Këto vota mund të kenë ndikimin në rezultatin e zgjedhjeve në Dragash dhe Junik.







