Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke procesuar të dhënat e numërimit të votave.

Në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë duke u bërë procesimet e fundit të numërimit të votave.Sipas këtyre të dhënave, KQZ ka arritur që nga 2 mijë e 547 vendvotime të numëroj 2 mijë e 451 prej tyre apo 69.23 për qind të votave

Sipas këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 25.74 për qind.Në bazë të këtyre rezultateve Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur 198 mijë e 217 vota ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës, 192 mijë e 901 vota.Në total i bie që Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të mbledh 5 mijë e 316 vota më shumë se LDK-ja

loading…