Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti ka bërë publik raportin e përditësuar që vjen nga Klinika Infektive.
Në këtë Klinikë janë të hospitalizuar 11 pacientë ku shtatë prej tyre janë të infektuar me Covid 19.
Nga 7 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 4 raste janë në gjendje stabile;
• 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive (2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv) thuhet në raportin e Klinikës.







