Numër i vogël i të arrestuarve dje, 6 komunat më të disiplinuara

Vetëm 2 persona u arrestuan nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Policia njofton se 1 person u arrestua në Komunën e Gjilanit dhe një tjetër në Mitrovicën Veriore.

Prishtina, Ferizaji, Prizreni, Peja, Gjakova e Mitrovica Jugore ishin komunat më të disiplinuara.

Atje nuk u ndalua e arrestua asnjë person për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Më poshtë, statistikat e publikuara nga Policia.