Nuk u votua ligji për UÇK-në, PDK me konferencë të jashtëzakonshme

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media, me fillim nga ora 12:30.

Deputetët e PDK-së, AAK-së e NISMA-s që ishin prezent në sallë votuan për, por në votim nuk morën pjesë deputetët e VV-së dhe LDK-së.

Ndaj këtyre dy partive të fundit kritika të ashpra ka hedhur kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Guncati i cili i ka krahasuar me Listën Serbe, ndërsa i ka quajtur frikacakë dhe mjerë. /Ballkani.info/