Naim Fetahu

Nuk u ftua në debatin për Podujevën pasi nuk shihet pretendent serioz, Fetahu i PDK-së i kushton një status të gjatë këtij veprimi

Sonte në një nga televizionet e vendit u zhvillua debat mes dy kandidatëve për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudarit nga LDK dhe Shpejtim Bulliqit nga Vetëvendosje.

Por në këtë debat nuk u ftua kandidati tjetër për kryetar të kësaj komune, ai nga PDK, Naim Fetahu. Të paktën kështu ka thënë vet ky i fundit përmes një statusi që ka bërë në rrjetin social Facebook.

Por Fetahu thotë se nga debati që pa, nuk i mbetet asgjë merak, pasi aty kishte vetëm fyerje e sharje dhe se llapjanët e patën mundësinë të shohin ‘ofertën’ e dy kandidatëve që ishin prezent në debat, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Vërtetë për keqardhje që nuk u ftova në këtë emision, në T7, por nga ky debat nuk më mbeti asgjë merak.

Fyerje, sharje nga më të ndryshmet, cilësime si: Hajn, idiot, rrenc, uzuraptor, i padijshëm, kukull dhe akuza për abuzim të parasë dhe pronës publike, e deri te keqpërdorimi i ngjyrave për lyerjet e shtëpive private.

Turp i madh.

Megjithatë, më vjen mirë që llapjanët patën rastin të shohin qartë edhe një herë “ofertën” e këtyre dy kandidatëve që janë ana e njëjtë e një medalje.

Pa asnjë program dhe ide të re për qytetarët.

Këta nuk janë përfaqësuesit e bashkëqytetarëve të mi llapjanë. Podujeva meriton më mirë. Podujeva meriton më shumë.

Shpërndajeni në mbështetje të kandidaturës time dhe votojeni numrin 10.