Ora policore

Nuk respektuan masat qeveritare, arrestohen 47 persona

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 47 persona të cilët nuk i kanë zbatuar dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë.

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

• Rr. Prizreni, Prishtinë 30.03.2020-01:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në polici pasi që i njëjti është takuar në rrugë duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendi të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë.

• Fsh. Gllobar, Gllogoc 30.03.2020 – 10:45. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

• Rr. Vëllezërit Fazliu, Prishtinë 30.03.2020 – 13:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë p as që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr. Lidhja e Prizrenit, Prishtinë 30.03.2020 – 12:11. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

• Lipjan 30.03.2020 – 15:28. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në zonën e karantinës.

• Rr. Ferid Curri, Obiliq 30.03.2020 – 17:35. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.