Nuk respektuan masat anti-Covid, gjobiten 457 persona

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar 38 aksidente trafiku, nga ta 17 me të lënduar kurse 21 me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka shqiptuar 603 tiketa trafiku, kurse 457 tiketa për mosrespektim të masave anti-Covid.

17 persona u arrestuan, e 4 u dërguan në mbajtje.