Francë
Nuk përjashtohet prania e policisë brenda shkollave
Franca po vlerëson mundësinë për të dërguar policinë brenda mureve të shkollës për të parandaluar dhunën e të rinjve, sidomos në rrethinat e vështira të vendit, theksoi ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner.
Një paketë masash kundër dhunës në shkollë do të paraqiten të martën, në Këshillin e Ministrave.
Në ditët e fundit, ka shkaktuar skandal historia e mësueses së grabitur në shkollë me një armë lodër në Créteil, në departamentin e Val de Marne.
Për Castaner ”kjo prani do të ketë të bëjë me lagjet më të vështira dhe për këtë do të kërkohet pëlqimi i presidentit”.
”Shkolla duhet të jetë një vend i mbrojtur, një vend i shenjtë, ku mësuesit tanë dhe studentët të jenë të mbrojtur nga këto dhuna të papranueshme”, përfundoi ministri.