Nuk njihet, Rita Ora bën ndryshimin në pamje

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka suprizuar miliona ndjekësit e saj në rrjete sociale, me ndryshimin e fundit në pamje.

Pas shumë kohësh në nuancat e bjondes, Rita ka vendosur ti lyejë flokët portokalli për promovimin e këngën e saj të fundit, Bang.

“Bang Bang, drejtpërdrejt në zemrën time”, shkroi këngëtarja krahas fotografive pikante.

Së fundmi, Rita Ora është zhvendosur në Australi, ku është bërë pjesë e “The Voice” ndërsa ka konfirmuar edhe ndarjen nga Romain Gavras, një regjisor greko-francez.