Nuk ndalet shtrenjtimi, një litër naftë ka shkuar në 1.94 centë

Çmimi i derivateve në Kosovë çdo ditë e më shumë po rritet. Sot në disa pika shitëse është parë se nafta dhe benzina kanë arritur në 1.94 centë dhe 1.92 centë. 

Edhe dita e sotme ka nisur me rritje të çmimeve të derivateve. Siç ka para Demokracia.com, në disa pika të shitjeve nafta dhe benzina është shtrenjtuar për disa centë.

Sot një litër naftë është duke u tregtuar me 1.90 deri në 1.94 centë. Kurse një litër benzinë ka shkuar në 1.92 centë.

Para dy ditë në pikat shitëse një litër naftë qenë 1.88 centë. Kurse,  benzina eështe shitur me 1.89 centë.

Ditë më parë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani në një deklarim për Demokracia.com ka treguar se si mund të furnizohen qytetarët me derivate më të lira.

Ai ka thënë se këtë e ka në dorë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Nëse Albin Kurti dëshiron që t’i ndihmoj qytetarët e Kosovës, dhe që ata të blejnë derivate më të lira, atëherë le ta heq akcizën për naftë dhe benzinë. Këtë vendim mund ta marr qeveria. Neve nuk është që na konvenon, por këtë Kurti mund ta bëjë për qytetarët”, ka treguar Berjani.

Deri më tani, Kosova nuk ka ndërmarrë asnjë vendim për ta hequr akcizën apo TVSH-në për derivatet, që do të ndikonte në uljen e çmimit.

Institucioni i vetëm që heton marrëveshjet në mes operatorëve, Autoriteti i Konkurrencës është jo funksional në mungesë të bordit. Pozita ende nuk ka vendosur që këtë autoritet ta bëjë funksional.