Këngëtarja

Nuk ndalet Ronela, zbulon një pjesë të këngës së re

Ronela Hajati ka pak ditë që ka publikuar dy duete me reperin Don Phenom.

Kur të gjithë prisnin një këngë, ajo publikoi dy të tilla, por nuk u ndal me kaq, pasi sapo ka paralajmëruar projektin e radhës.

“Lage” titullohet kënga e re, një pjesë të së cilës e zbuloi përmes një videoje në Instagram, por nuk tregoi datën e publikimit.

“Di te them mezi po e pres! Kjo është një nga këngët e mia të preferuara! 🔥
-LAGE-
Shum nxet zotni!
Vjen kur te mbaroje! 😂”, ka shkruar Ronela.