Nuk ndalet dhuna, burri rrah gruan për 8 Mars në Obiliq

Në raportin policor të datës 8 mars, që është Dita Ndërkombëtare e Gruas, raportohet për dhunë ndaj grave në Kosovë.

Një person është arrestuar në fshatin Dardhishtë të Obiliqit, pasi që ai pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.