Nuk ndalen vdekjet në aksidente, ndërron jetë gruaja nga Malisheva

Në një aksident që ka ndodhur te shtunën në Malishevë, ka humbur jetën një person.

Gruaja ka ndërruar jetë në Emergjencë në Prishtinë pas plagëve të marra.

Siç mëson KosovaPress, edhe një tjetër person është në rrezik për jetë.

Nga ky aksident mësohet se në veturë ishin tre persona. Nuk dihet shkaku i aksidentit.