Nuk ndalen: Tërmet në Detin Adriatik, këtë herë shumë më i fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter është shënuar ditën e sotme në Detin Adriatik.

Sipas të dhënave nga EMSC  tërmeti ka qenë me një thellësi prej 60 kilometrash.

Pas lëkundjes së orës 14:00 të magnitudës 3.3 në afërsi të bregdetit shqiptar, pak minuta më parë u regjistrua një lëkundje shumë më e fortë. Epiqendra ndodhet rreth 68 kilometra nga Viestes në Itali.

Ende nuk ka asnjë informacion paraprak për dëme, ndërkohë që thellësia prej 60 kilometrash mund të ketë ulur ndjeshmërinë tek njerëzit.