Nuk ndalën sukseset e kosovarëve në Zvicër

I riu nga Ferizaji, Rinor Metushi ushtarak i ushtrisë zviceriane me gradë oficeri, tashmë ka filluar karrieren politike në kantonin e Genevës në Zvicër, si kandidatë për Këshillin Bashkiak në Vernier.

Nuk është rastësi që Rinori ka filluar një karrierë të tillë politike, pasi që edhe vëllau i tij Granit Metushi ka qenë asambleist në këtë kanton.

Vlenë të përmendet se, Graniti së bashku me Rinorin janë humanist të mëdhenj sepse vite më parë Spitalit të Ferizajt i kanë dhuruar pajisje shëndetësore në vlerë prej 100 mijë eurosh.