Urimi i bukur

Nuk mund të mungonte urimi i Albanit për Miriamin në këtë Shën Valentin

Shën Valentini apo siç njihet Dita e të Dashuruarve, sot festohet pothuajse në gjithë botën. E në këtë ditë nuk mungojnë as urimet nga artistët e njohur.

Miriam Cani e ka nisur ditën e sotme me një urim dashurie për bashkëshortin e saj Alban Skënderaj.

Në këtë ditë ‘Shën Valentini’ ajo ka shprehur gjithë dashurinë që ka për të dhe tregon sesa falenderuese është ndaj tij.

Me fjalë nga më të bukurat, ja çfarë shkruan Miriami: ‘Gëzuar dashuria e jetës sime. Të dua më shumë se gjithçka tjetër. Faleminderit që edhe pas 17 vitesh di sesi të më bësh të lumtur çdo ditë. 30/05/2007.’