Deputeti i VV’së, Gazmend Gjyshinca po pretendon se është sulmuar fizikisht nga Arben Gashi e Kujtim Shala brenda objektit të Kuvendit.
Një ngjarje të tillë po thotë ta ketë parë edhe Fitore Pacolli, bashkëpartiake e Gjyshincës.
Derisa nga LDK i kanë mohuar këto pretendime. Arben Gashi ka thënë se s’ka ndodhur asnjë incident ku është përfshirë ai e Shala.
Ndërkohë pas gjithë kësaj tollovie kanë reaguar edhe nga zyra e zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj.
Asistentja e Selmanajt, Elda Brada, ka publikuar një fotografi të Kujtim Shalës, duke thënë se ai s’mund të njolloset.
“Nuk mund ta njollosni akademikun”, ka shkruar ajo.








