Nuk merren vesh mes vete: Llapjani e bën për spital të miturën

Një vajzë e mitur është sulmuar fizikisht nga një person, poashtu i mitur gjatë mbrëmjes së djeshme në Podujevë.

Siç bën të ditur Policia, kjo rrahje ndaj viktimës ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy të miturve.

Për shkak të plagëve të marra, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervenimit në praninë e prindit, është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Podujevë 26.04.2020-21:38.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar  fizikisht viktimën femër kosovare (e mitur) të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim  mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervenimit në praninë e  prindit të tij është dërguar në mbajtje  për 24-orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.