Atifete Jahjaga

“Nuk më lejuan të ngre çështjen e viktimave të dhunës seksuale në Beograd”

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë për “Zërin” se ka pasur ngecje sa i përket vënies së drejtësisë në rastin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Sipas saj, është një numër i vogël i rasteve të cilat janë gjykuar në Tribunalin e Hagës, ndërsa në Kosovë nuk ka pasur asnjë rezultat konkret.

Jahjaga ka folur edhe për punën e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, me ç’rast ka thënë se është duke u punuar në njohjen e statutit të këtyre viktimave.

“Kultura e mosndëshkimit ende është duke dominuar sa i përket viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës”, ka thënë ajo.

Ish-presidentja ka treguar se ajo ka ngritur zërin e saj edhe jashtë Kosovës sa i përket kësaj çështjeje, por kur ka dashur të ngrejë këtë çështje edhe në Serbi nuk është lejuar të hyjë në Beograd