‘Nuk më intereson kush je, do ta nxij jetën’ revoltohet Emina Cunmulajn

Emina Cunmulaj po mendon seriozisht që të mbyllë profilin e saj në Instagram. \

Pas këtij vendimi qëndrojnë disa komente që modelja merr për vajzat e saj në rrjetin social, nga adresa false të njerëzve që ajo i quan të shkretë dhe patetikë.

Në një seri videosh në Instagram, Emina shprehet se do shumë ta dijë se kush është ai person që fshihet pas adresave false dhe shan fëmijët e saj, vetëm për t’u ndjerë mirë me atë që bëri. Ajo kërcënon këdo që bën këto veprime se, nëse e merr vesh kush është, do t’ia nxijë jetën para 1 milionë vetëve në Instagram.

“Unë jam e çmendur dhe shumë mbrojtëse kur vjen puna tek komentet për fëmijët e mi. Ti fshihesh pas një profili fals dhe shkruan për vajzat e mia dhe mendon se ke të drejtë të thuash diçka të keqe për to, për të vërtetuar se je një njeri i mirë. Nëse do e dija si dukesh, do të ta nxijA jetën para 1 milionë njerëzve. S’më intereson sa i madh apo i vogël je”, shkruan modelja.

Më tej Emina shprehet se sado dëshiron që të vuajë ai person, sërish i vjen keq për të:

“Më vjen keq për jetën tënde patetike, të shkretë, kushdo që të jesh të uroj të kesh një jetë patetike dhe të trishtë sepse kjo është ajo që do të marrësh. Por thellë brenda vetes edhe pse e di që ndihem kështu, është një tjetër anë e imja që ndihet keq për ty”.