Nuk lani duart para se të dilni nga tualeti? Po përhapni këtë virus

Mos larja e duarve pas kryerjes së urinimit ju vë në rrezik më të madh të marrjes së virusit E. Coli sesa të hani mish të pa-zier, sugjeroi një studim.

Shkencëtarët zbuluan se shumica e rasteve të prekjes nga ky virus u shpërndanë midis njerëzve dhe jo përmes ngrënies së mishit të papërpunuar.

‘Rruga më e mundshme’ e kapjes së virusit potencialisht të rrezikshme është përmes grimcave fekale që hyjnë në gojën tuaj – kryesisht përmes higjienës së dobët të tualetit.

Autori i studimit Profesor David Livermore, nga Universiteti i Anglisë Lindore, tha: ‘Shumica e shtameve të ESBL-E.coli që shkaktojnë infeksione njerëzore nuk vijnë nga ngrënia e pulës, apo ndonjë gjë tjetër në zinxhirin ushqimor.

“Shumica e simptomave të E.Coli-t shfaqen nga higjiena e dobët, e jo nga ngrënia e pulës apo ndonjë gjë tjetër nga zinxhiri ushqimor”, deklaroi autori i studimit Prof. David Livermore nga Universiteti i Anglisë Lindore.

“Përkundrazi, rruga më e ngjarë e transmetimit për ESBL-E.coli është drejtpërdrejt nga personi në person, me grimca fekale nga një person që arrin gojën e një tjetri”, deklaroi tutje Prof. Livermore.

Këto baktere normalisht jetojnë në zorrët e njerëzve të shëndetshëm dhe kafshëve, dhe shumica e varieteteve janë të padëmshme për njerëzit.

Sidoqoftë, disa prej tyre mund të shkaktojnë helmim nga ushqimi, infeksione të traktit urinar dhe, në rastin më të keq, infeksione të rrjedhës së gjakut.

loading…