Nuk kursen aspak të rinjt, tri vatra të reja me koronavirus në të njejtin vend

Janë 4 raste të reja të konfirmuara në rrethin e Fierit, të cilët 3 janë në bashkinë e Fierit dhe 1 në bashkinë e Patosit.

Ajo që është e rëndë është se 3 rastet e bashkisë së Fierit janë raste të veçuara dhe nuk kanë parur histori të kaluar apo të kenë kontaktuar persona apo vende të infektuara nga vende të tjera kohët e fundit.

Siç raporton ABC News, po gjurmohet zinxhiri i kontakteve të 3 të rinjve, situata është e rëndë sepse mendohet që numri i të prekurve nga të rinjtë është i lartë. Ata ndërkohë janë vetëkarantinuar në banesat e tyre.

Nga ana e Bashkisë Fier janë duke u marrë masat për të distancuar të rinjtë nga familjarët.

Moshë e 3 prej të prekurve në Fier nën 25 vjeç.

Bashkia e Fierit ka bërë edhe dezinfektimin e mjediseve dhe ambienteve ku këta banorë jetojnë. Bëhet fjalë për lagjen “1 maj”, lagjen “Liri”, dhe lagjen “Afrim”.