“Nuk kemi oferta për Higuain”

Leonardo ka folur edhe për një problem tjetër për Milanon, për Gonzalo Higuain, pasi që ka pasur spekulime se ai mund ti bashkohet Chelseat në janar
“Është vështirë për një sulmues kur ai nuk shënon dhe ai po ashtu ka nevojë për ta gjetur vetveten sepse ai është në një situatë delikatë dhe është në huazim nga Juve”, ka thënë drejtori teknik, Leonardo.

“Marrëdhënia e jonë më të është shumë direkte, ai ka një rol të rëndësishëm për ne dhe ai e di këtë. Ai ka rolin e liderit, sepse ai ka fituar shumë deri me tani”.

“Ne kurrë nuk dyshojmë në cilësitë e Higuain, ne kurrë nuk e kemi vënë në pyetje pozitën e tij në skuadër këtë vit: asgjë nuk ka ndryshuar”.

Chelsea apo jo Chelsea, nuk kemi asnjë ofertë për të. Askush nuk na ka pyetur për të dhe ai nuk ka kërkuar largimin nga ne”.

“Ai është lojtar i Juventusit, ne kemi mundësi ta blejmë në fund të sezonit. Nuk kam asgjë për të thënë këtë gjë. Ai ka nevojë që ta kthej formën e tij dhe të bëj atë që bën zakonisht në fushë”.