Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar kundër mocionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për ta futur në rend dite debatin parlamentar për minatorët, që janë grevë tash e dhjetë ditë. Deputetët e pushtetit abstenuan në mocionin për Policinë, pas protestës së djeshme të Njësisë Speciale Intervenuese.

Mocionet u përkrahën nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar që t’u plotësohen menjëherë kërkesat e minatorëve, ndërsa shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë bërë çdo përpjekje për plotësimin e kërkesave porse nuk ka qenë e mundur, duke aluduar se greva mund të jetë edhe politike.