Është duke vazhduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputet, e deri më tani ky proces ka arritur në 78% në nivel vendi.
Së fundi Ballkani.info ka siguruar votat e të gjithë kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ku shihet qartë që votuesi i këtij subjekti e ka ‘poshtëruar’ analistin Gazmir Rraci, duke i dhënë tepër pak vota e duke mos e rënditur as në 90-shen më të votuar në listë.
Ai erdhi si prurje e bujshme, por kjo nuk kaloi tek votuesi, pasiqë duket se simpatizantët e VV-së nuk e panë me simpati Rracin.







