Për çdo zhvillim pozitiv në Kosovë, Qeveria e Kosovës, meritat ia atribuon vetes kurse dështimet të gjitha qeverisjeve që nga paslufta.
Jemi mësuar ta shohim duke i marrë meritat e Policisë, Prokurorisë etj., por deri më sot nuk kemi dëgjuar që Qeveria të marrë meritat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Komisioni Evropian ka publikuar Raportin për Kosovën për vitin 2022. Ky është raporti i parë i cili përfshin periudhën e plotë njëvjeçare të qeverisjes sonë. Kemi shënuar progres në shumë fusha si administratë publike, luftën kundër korrupsionit, politikat monetare, sociale, punësim, arsim dhe kulturë. Pra nga viti i kaluar, ky raport ka shënuar progres dhe është një ndër raportet më të mira në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ndër më të mirat ndonjëherë për Kosovën. Përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, është vlerësuar pozitivisht, me të arritura në fusha të ndryshme. Është evidentuar gjithashtu dhe avancimi në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe Agjendës së Reformave Evropiane”, thuhet në një postim të Qeverisë.
E vetmja punë e qeverisë në procesin e organizimit të zgjedhjeve është ndarja e buxhetit. /Demokracia.com/







