Nuk ka më dyshime, Tea dhe Bearti rikthehen në “PërPuthen”

Sikurse çdo të diel, “PërPuthen” Prime sjell jo pak surpriza, por duket se puntata e kësaj jave do të jetë edhe më shumë nga sa prisnim.

Çifti më i diskutuar i momentit në showbiz, Tea dhe Bearti, do të rikthehen në program, por këtë herë jo si konkurrentë, por si opinionistë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë autorja e programit, Olsa Muhameti, nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Jam shumë e emocionuar në fakt. Sapo kemi mbyllur xhirimin e “Për’puthen Prime” të episodit të fundit që do të vijë të dielën në orën 21:00 në Top Channel edhe ju siguroj që është një super Prime. Do të prezantohen kandidatët e “Për’puthen 40+”. Kemi dhe një surprizë tjetër që do të ju njoftoj për pak se cila është”, është shprehur Olsa në InstaStory-t e saj.

Ndërkohë pas pak minutash, ajo ka publikuar foton e Teas dhe Beartit në studion e “Për’puthen” krahas së cilave shkruan: “Tea dhe Beart të dielën në Për’puthen Prime”.

Tashmë na mbetet vetëm të shohim se çfarë do të ndodhë në program këtë të diel.