Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë çifti më i ri në shoubiz.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid vëllai i modeleve Hadid kanë qenë në qendër të vëmendjes tek mediat për një lidhje të mundshme.

Deri më tani të gjitha këto kanë qenë thashetheme deri para pak orëve kur u zbuluan disa fotografi të çiftit më të ri në shoubizin ndërkombëtar.

Pas publikimit të këtyre imazheve, tani Anwar ka filluar ta ndjek në Instagram vëllain e Dua Lipës për të mbyllur çështjen se a janë Dua dhe Anwar në lidhje.