Besnik Tahiri

“Nuk ka logjikë që një njeri mos me dal me thanë ne besojmë në drejtësi”, Tahiri me kritika për Qeverinë Kurti për rastet e dyshuara të korrupsionit

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se gjetja e parë e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit thotë se kjo qeveri ka probleme me serioze për korrupsionin.

Tahiri para deputetëve të Kuvendit tha tutje se madhësia e një dështimi kurrë nuk mundet me u pa nga ata që janë pjesë e saj.

“Jemi në muajt e fundit të një mandati katërvjeçar dhe ajo që mund të them është se qeveria e kryeministri Albin Kurti ka marr goditjen më të madhe në vitin e fundit”, tha ai, duke shtuar se janë evidentuar disa probleme serioze.

Tahiri tha tutje kjo qeveri nuk ka arritur të sjell ende strategjinë antikorrupsion.

Shefi i deputetëve të AAK-së tha tutje se problem tjetër është reagimi i vet qeverisë për rastet e raportuara të korrupsionit.

“Nuk ka logjikë që mos me kanë një njeri me dal me thanë ne besojmë në drejtësi dhe duam hetim të pavarur…. deri të zbardhet kjo nuk kyçemi në temë…veç edhe një cent nëse është keqpërdor…”, tha ai.

Tahiri tha tutje se problem tjetër që është evidentuar në raportin e DASH-it është edhe pavarësia e gjyqësorit e çështje tjera.