Kuvendi

Nuk ka kuorum, shtyhet seanca e jashtëzakonshme

Nuk ka kuorum për të nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku pritej të votohej rezoluta e Partisë Socialdemokrate për ekipin negociues me Serbinë.

Seanca është shtyhet për ora 16:30, kjo u tha nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, transmeton Ballkani.info.

Kjo rezolutë është përkrahur nga pozita andaj edhe pritet që sot të marr epilog.

Ndërkaq dy partitë më të mëdha opozitare, LDK e Vetëvendosje po kundërshtojnë rezolutën e PSD-së, sipas së cilës ekipit negociues duhet t’i bashkohet opozita dhe Shpend Ahmeti të bëhet bashkëkryesues.