Nuk ka kuorum, kuvendi shkon në pauzë

Kuvendi i Kosovës, ka shkuar në pauzë deri në orën 14:00 pasi deri tani një sërë pikash janë diskutuar por nuk kanë pasur kuorum që të votohen.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha se seanca do të vazhdoj në ora 14:00 dhe ka kërkuar nga deputetët të kthehen për votim.

“Vazhdon seanca në ora 14:00 dhe prapë po ju lus që t`i thirrni kolegët që të marrin pjesë sepse duhet të kryhet votimi ose duhet nesër me u mbledh sërish kështu ma mirë është sot me u kry”, tha Haliti.

Si pikë e radhës pas pauzës është pika 38 Shqyrtimi i Raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017.