Kanë përfunduar 90 minutat e kohës së rregullt të finales në Conference League ku po ndeshen Olympiacos – Fiorentina.

Koha e rregullt nuk ka prodhuar fitues duke u mbyllur me rezultat të barabartë 0:0.

Ndeshja kështu shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta dhe nëse edhe atëherë nuk ka fitues atëherë do të jenë penalltitë që do ta përcaktojnë fituesin e kësaj finale.