“Nuk jemi bashkë”, Ola zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Murati

Ola Zenelaj ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku deklaroi se është ndarë nga Murati.

Ajo tha se pas daljes nga “Përputhen” të dy janë përballur me realitetin dhe gjërat që kanë ndodhur i kanë distancuar. Ola u shpreh se Muratit i ka ngelur hatri me të, por nuk e di arsyen.

“Kanë ndodhur shumë gjëra. Jemi përballur me realitetin përtej kamerave, jemi distancuar pak, si puna, si njëri-tjetri. Nuk jemi bashkë. Mendoj se ka një qejfmbetje nga ana e tij, gjë që nuk ma ka shprehur prandaj nuk flasim. Mendoj i ka ngelur qejfi nga ndonjë video që kam hedhur unë në rrjete sociale, gjë që ndodh në imagjinatën e tij sepse nuk ka diçka reale. Ai nuk ka kërkuar as sqarime, prandaj dhe unë dhe nuk ia jap. Të kishte dashur do më kishte pyetur”, tregoi Ola.