Nuk iu bind urdhrave të policit amerikan, gruaja nën ndikim të drogës i vërsulet me gërshërë në dorë – qëllohet për vdekje

Një video rrëqethëse e publikuar në internet shfaq momentin kur një zyrtar policor qëllon për vdekje një grua, e cila besohet se ishte nën ndikim të lëndëve narkotike dhe refuzonte të ndiqte urdhrat e policit,, që vazhdimisht i bënte thirrje që t’i gjuaj në tokë gërshërët në korridorin e një hoteli.

Kamera e vendosur në uniformën e policit shfaq incidentin në qytetin Bossier të Louisiana, ku Patrick Edmonds Jr qëllon për vdekje Shannon Rupert, 45-vjeçe, në një korridor të hotelit LaQuinta.

Sipas mediave amerikane përdorimi i forcë vdekjeprurës është arsyetuar nga autoritetet kompetente, ndërsa zyrtari policor Edmonds i ishte përgjigjur një telefonat se në një hotel ishte shfaqur një problem që nuk hezitonte të shfaqte nuanca dhune.

Polici fillimisht i afrohet tavolinës ku ajo po qëndronte, ndërsa ajo vazhdimisht mbante në duar një palë gërshërë dhe nuk dëshironte t’i largonte nga dora.

“Duhet të më qëllosh”, dëgjohet ajo duke i thënë policit i cili i kërkon që t’i vendosë mbi tavolinë dhe të largohet nga ai vend.

Por, ajo refuzoi ta bëjë një gjë të tillë edhe pas shumë lutjeve që i janë bërë dhe në një moment ajo i vërsulet me gërshërë policit, duke u detyruar që ai ta qëlloj me revole, shkrepje këto që ishin fatale për këtë grua.

loading…