Futbollisti i Dortmundit

Nuk i ndahet Loredanës, ylli i Gjermanisë shfaqet në koncertin e Noizit

Këngëtarja shqiptare Loredana Zefi dhe futbollisti i kombëtares gjermane dhe Borusia Dortmund, Karim Adejemi, janë një nga çifte më të përfolur të momentit në showbizin shqiptar.

Dyshja që konfirmoi publikisht lidhjen gjatë vitit të kaluar, kanë marrë pjesë bashkë në koncertin e reperit shqiptar Noizy në Zvicër.

Teksa reperi këndon një nga hitet e tij,  Adejemi bën edhe simbolin me tre gishta të ‘OTR’.

Kujtojmë që Loredana më parë ka qenë e martuar me reperin Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë Hanën.

Gjithashtu reperi në momentin që Loredana dhe Adejemi bënë publike lidhjen e tyre, Mozzik publikoi disa foto me fanellën e Bajern Mynih, rivalin historik të Borusia Dortmund në kampionatin gjerman.