Nuk i duken kurrë vijat dhe rripat e të brendshmeve, sekreti i Kate Middleton për t’u dukur gjithmonë elegante

Në çdo dalje publike, princesha Kate ia del gjithmonë të duket jashtëzakonisht elegante. Ajo ka një sekret mjaft të dobishëm për t’u siguruar që të mos i duken asnjëherë rripat e reçipetave apo vijat e mbathjeve.

Ekspertja mbretërore e mirësjelljes Myka Meier zbuloi se Kate, 40 vjeç, përdor të brendshme pa rripa dhe pa tegela nën veshjet e saj.

Myka, e cila është themeluese e Beaumont Etiquette dhe e trajnuar nga një anëtar i Shtëpisë Mbretërore, shkroi në Instagram: “Alarm për një metodë stili mbretëror. A keni menduar ndonjëherë pse nuk i shihni kurrë rripat e sytjenave?!”.

Myka më pas tregoi një foto të një rrobe pa rrip me ngjyrë nude, që ajo pretendon se është çelësi për t’u bukur në publik. Duke folur për Fabulous, Myka tha: “Të brendshmet dhe sytjenat konsiderohen gjithashtu veshje intime private dhe familja mbretërore nuk i ekspozon kurrë ato”.